Lëkura është organi më i madh i trupit dhe një pjesë kyçe e cila vepron si një barrierë mbrojtëse midis mjedisit të jashtëm dhe brendësisë së trupit.
Lëkura jo vetëm që mbron organet e brendshme kundër nxehtësisë, dritës, dëmtimit dhe infeksionit, por gjithashtu ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, parandalimin e humbjes së ujit dhe prodhimin e vitaminës D.
Shumë kushte mund të ndikojnë në pamjen, integritetin ose funksionalitetin e lëkurës. Ndërsa disa janë relativisht të padëmshme, disa sëmundje, si kanceri i lëkurës, mund të jenë kërcënuese për jetën.
Shenjat e lindjes- Shenjat e lindjes janë njolla në lëkurë që janë të pranishme menjëherë pas lindjes. Ato vijnë në shumë forma dhe madhësi dhe priren të jenë të padëmshme. Shumica e shenjave të lindjes zbehen në moshën 10 vjeç, por disa mund të jenë të përjetshme.
Djegie nga dielli- Djegia nga dielli është reagimi i trupit ndaj rrezeve UV që dëmtojnë shtresat e jashtme të lëkurës, Kur rrezatimi UV tejkalon aftësinë e melaninës për të siguruar mbrojtje, sipërfaqja e lëkurës mund të bëhet e kuqe, e fryrë dhe e dhimbshme.
Hiperpigmentim- Hiperpigmentimi është një gjendje në të cilën shfaqen njolla kafe ose gri në lëkurë. Simptomat priren të përkeqësohen me ekspozimin në diell, medikamentet dhe disa produkte kozmetike. Shumica e rasteve të hiperpigmentimit mund të menaxhohen në mënyrë efektive me kremra kundër diellit, kremra hidratues dhe zbardhues për kujdesin e lëkurës, si vitamina C etj.
Lythat dhe nishanet- Lythat janë rritje beninje (jo kanceroze) në lëkurë të shkaktuara nga papillomavirusi njerëzor (HPV). Ato shfaqen shpesh në duar dhe në shputat e këmbëve. Nishanet janë një lloj tjetër i rritjes së zakonshme në lëkurë. Më shpesh ato janë kafe ose të zeza, por disa mund të jenë të kuqe ose ngjyra të tjera dhe mund të duken të sheshta ose të ngritura.
Aknet- Aknet, një çrregullim i gjëndrave të yndyrës, është ndër sëmundjet më të zakonshme të lëkurës të trajtuara nga dermatologët. Trajtimet për aknet përfshijnë produkte të vitaminës A, të tilla si retinolet, të cilat parandalojnë mbylljen e gjëndrave të yndyrës dhe përmirësojnë strukturën e lëkurës, acid salicilik, për të mbyllur poret, peroksidet e benzoilit, për të vrarë bakteret që shkaktojnë akne dhe antibiotikët, për të vrarë bakteret dhe për të reduktuar inflamacionin.
Rosacea- Rosacea është një gjendje inflamatore kronike që shfaqet si njolla të kuqe ose zona skuqjeje në dhe rreth faqeve, mjekrës dhe ndonjëherë edhe ballit te njerëzit me tonalitete të lehta të lëkurës.
Psoriasis- Psoriaza është një gjendje autoimune e lëkurës në të cilën sistemi imunitar sulmon pa dashje qelizat e lëkurës. Shkaku i saktë i psoriasis nuk është kuptuar plotësisht, por simptomat priren të shpërthejnë dhe të luhaten me kalimin e kohës. Gjendja shpesh përkeqësohet për shkak të stresit, infeksioneve, dëmtimit të lëkurës, motit të ftohtë dhe të thatë.
Herpes- Herpes zoster , është një gjendje që mund të shkaktojë një skuqje të dhimbshme, me flluska, e cila zakonisht shfaqet në njërën anë të trupit. Shkaktohet nga virusi varicella zoster (VZV), i njëjti virus që shkakton linë e dhenve.
Kanceri i lëkurës- Kanceri i lëkurës është një rritje e pakontrolluar dhe jonormale e qelizave të lëkurës. Lloji më i zakonshëm i kancerit të lëkurës është karcinoma e qelizave bazale. Forma më serioze e kancerit të lëkurës është melanoma.