RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani falendëron Xhaferin për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në KiE

osmani-falenderon-xhaferin-per-mbeshtetjen-e-maqedonise-se-veriut-ndaj-kosoves-ne-kie

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut është pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Më tej në takim me Kryeparlamentarin Xhaferi, Presidentja Osmani foli për rëndësi ë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive. Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive.

Më tej, Presidentja Osmani ka përmendur kontributin e shqiptarëve për shtetformim dhe shtendërtim të Maqedonisë së Veriut dhe ka thënë se ata janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve. Ajo tha se ata dëshmojnë më së miri se si respektimi i të drejtave të njeriut rezulton me integrim të suksesshëm të komuniteteve të ndryshme në një shoqëri.

Related posts

Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Italisë, 60 të vdekur, mes tyre një fëmijë

RTI

Fidan: Heshtja ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza nënkupton miratimin e paligjshmërisë në mbarë botën

admin6

Termocentrali i vetëm i Gazës tani është jashtë funksionit

rezart morina