RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

9 të arrestuarit në veri që dyshohen për krime lufte, ndalohen për 48-orë, këta janë të dyshuarit

9-te-arrestuarit-ne-veri-qe-dyshohen-per-krime-lufte,-ndalohen-per-48-ore,-keta-jane-te-dyshuarit

Nëntë personat e arrestuar sot në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit janë D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar bastisje në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë aksionit janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, municion, katër predha, rreth 23 mijë euro dhe rreth 60 mijë dinarë serbë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhër kontrollin në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut. Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova materiale si në vijim: nëntë (9) telefona mobilë; dy (2) libreza ushtarake; një (1) armë e gjatë dhe një (1) pushkë gjuetie; fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë; katër (4) predha; para të gatshme në shumën rreth 23,000 (njëzet e tre mijë) euro; para të gatshme në shumën rreth 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) dinarësh serbë; si dhe prova dhe materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

Related posts

Gaza, palestinezët mbajnë funeralin për 50 personat e vrarë në sulmet izraelite gjatë gjenocidit

Hevzi

Prokuroria e Bosnjës ngre aktakuzë kundër Millorad Dodikut

Muhamet Ramadani

Vuçiç: Do të punësojmë mijëra policë dhe masa urgjente për posedimin e armëve

Muhamet Ramadani