RTV AHIRETI
Lajme

963 shtetas të Kosovës gjenden aktualisht në Lindjen e Mesme

963-shtetas-te-kosoves-gjenden-aktualisht-ne-lindjen-e-mesme

Të dhënat mbi numrin dhe gjendjen e kosovarëve i ka bërë të ditura Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës përmes informacioneve që ka grumbulluar nga misionet diplomatike.

Ministria ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Lindje të Mesme, me qëllim të përcjelljes së gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme.

Sipas të dhënave më të fundit:

Në Izrael ndodhen 21 qytetarë të Republikës së Kosovës; në Arabinë Saudite 331 qytetarë; në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezident dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot më datë 02.03.2026; në Katar 75 qytetarë; në Kuvajt përafërsisht 60 qytetarë; në Bahrein 4 qytetarë; dhe në Oman 2 qytetarë.

“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore”- njofton Ministria.

Ministria ka bërë të ditur se është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme.

Megjithatë, sipas MPJD-së, institucionet vendore të të gjitha shteteve të rajonit, rekomandojnë dhe udhëzojnë që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, deri në qetësimin e plotë të situatës së sigurisë.

The post 963 shtetas të Kosovës gjenden aktualisht në Lindjen e Mesme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

“Më duhej të zgjidhja mes shpëtimit të prindërve apo djalit tim”

admin

Presidenti kroat tha se “Kosova iu vodh Serbisë”, reagon deputetja shqiptare në Kroaci

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Me fundin e pushtimit të Karabakut nga Armenia, u hap dritare historike për paqen në rajon

admin