RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Abbas ndërpren vizitën në Arabinë Saudite për t’u kthyer në Ramallah

abbas-nderpren-viziten-ne-arabine-saudite-per-t’u-kthyer-ne-ramallah

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas vendosi të ndërpresë vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe të kthehet në Ramallah pas sulmit “në shkallë të gjerë” të nisur nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Abbas u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman në kuadër të vizitës së tij në Arabinë Saudite, e cila filloi të martën.

Theksohet se Abbas vendosi të ndërpresë vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe të kthehet në Palestinë pas sulmit “në shkallë të gjerë” të nisur nga Izraeli në mëngjes në Bregun Perëndimor të pushtuar.

– Të paktën 9 persona u vranë në sulmet e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor

Raportohet se të paktën 9 palestinezë u vranë, disa ishin në gjendje kritike dhe shumë u plagosën në sulmet “në shkallë të gjerë” të nisur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar mëngjesin e sotëm.

Ushtria izraelite kreu sulme të njëkohshme në qytetet Jenin dhe Tulkarm në Bregun Perëndimor.

Ushtria bastisi kampin e refugjatëve Al-Faria që ndodhet afër qytetit të Tubas në veri të Bregut Perëndimor, qytetit të Qalqilya dhe disa qytete të tjera.

Related posts

Isa Mustafa i del në mbrotje Kurtit për këtë çështje

rezart morina

RMV: Rreth 80% e mjekëve janë dhunuar ose fyer në vendin e punës

admin

Rama: Turqia, shumë e rëndësishme për sigurinë e Evropës – VIDEO

rezart morina