RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Rreth 80% e mjekëve janë dhunuar ose fyer në vendin e punës

rmv:-rreth-80%-e-mjekeve-jane-dhunuar-ose-fyer-ne-vendin-e-punes

Oda e mjekëve për të katërtin vit me radhë shënon 12 marsin, Ditën Europiane kundër Dhunës ndaj punonjësve të shëndetësisë.

Me këtë rast Oda ka shpalosur të dhëna të tmerrshme për dhunën që kanë përjetuar mjekët në Maqedoninë e Veriut.

Një anketë që ka bërë Oda e Mjekëve vitin e kaluar tregon se 77.9 për qind e mjekëve në Maqedoninë e Veriut kanë përjetuar dhunë fizike ose verbale në vendin e punës gjatë karierës së tyre.

Prej tyre, 79.9 për qind janë përgjigjur se kanë përjetuar dhunë verbale me të bërtitura dhe fyerje, 34.5 për qind kanë qenë viktima të dhunës verbale me kërcënime për dhunë fizike, 43 mjekë ose 5.2 për qind janë rrahur, por pa lëndime trupore dhe 13 të anketuar ose 1.6 për qind kanë përjetuar dhunë fizike me lëndime trupore.

“Punonjësit shëndetësorë duhet të ndihen të sigurt në punë, të çliruar nga presioni i rrezikut, me qëllim që të mund t’i kryejnë detyrat në mënyrë optimale dhe cilësore dhe pa pengesa t’i trajtojnë pacientët”.

Oda e Mjekëve vlerëson se një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është miratimi i ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin dhuna verbale dhe fizike ndaj mjekëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë cilësohet si vepër penale “pengimi i një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar”.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, përcaktohet se aktet si përdorimi i forcës, kanosje e rëndë, fyerje, ngacmim, lëndim trupor ose kanosje me armë ndaj mjekut ose punonjësit tjetër shëndetësor janë vepra penale për të cilat është paraparë burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ndërkaq, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se rreth 38% e punonjësve të kujdesit shëndetësor vuajnë dhunë fizike në një moment të karrierës së tyre, ndërsa një përqindje shumë më e madhe është e ekspozuar ndaj abuzimit verbal dhe online./shenja

Related posts

Erdoğan: Turqia qëndron në solidaritet të plotë me palestinezët

admin

IHMK paralajmëron sërish reshje shiu: Situata mund të vështirësohet në zonat e përmbytura

admin

Mbërritjet e emigrantëve të jashtëligjshëm në BE nëpërmjet Mesdheut u dyfishuan në vitin 2023

admin