RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tria iz’raelite shkatërron një xhami në Bregun Perëndimor – VIDEO

ush’tria-iz’raelite-shkaterron-nje-xhami-ne-bregun-perendimor-–-video

Raportohet se ushtria izraelite shkatërroi xhaminë “Abu Bakr Siddiq” në kampin e refugjatëve Al-Faria në qytetin Tubas në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite që nga mëngjesi i së mërkurës ka vazhduar sulmet e saj në qytetin Tubas.

Ushtria izraelite, e cila sulmoi qytetin e Tubas në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, shpërtheu infrastrukturën nën xhaminë “Abu Bakr Siddiq” në kampin e refugjatëve Al-Faria.

Pas shpërthimit, në xhami ka rënë zjarr. Shkalla e shkatërrimit në xhami nuk dihet saktësisht sepse ushtria izraelite, e cila e mban rajonin nën një bllokadë të ngushtë, kufizon kalimet në kamp.

Ndërkohë që ushtria izraelite vazhdon të shkaktojë dëme të mëdha në infrastrukturën dhe pronën private të qytetarëve në kampin e refugjatëve Al-Faria, ajo po rrit praninë e saj ushtarake në kamp. Ushtarët izraelitë bastisin shtëpi, sulmojnë dhe arrestojnë qytetarët palestinezë.

Related posts

Poloni, përfundon takimi i Këshillit Ministror të OSBE-së, kryesuesi i radhës Maqedonia e Veriut

admin

Rusia nuk ndalet, kryen sulm të madh me dronë dhe raketa në disa rajone ukrainase

admin

​Sarrazin takohet me komandantin e KFOR-it: Dënojmë vendimin e Kosovës në veri

rezart morina