RTV AHIRETI
Lajme

Policia arreston dy persona në kryeqytet, iu gjetën 45 paketime me kokainë

policia-arreston-dy-persona-ne-kryeqytet,-iu-gjeten-45-paketime-me-kokaine

Policia e Kosovës, përmes operacionit “pesëshi” në Prishtinë, kanë kapur dy persona, ku dyshohet se iu janë gjetur substanca narkotike.

Sipas një kumtese nga ana e policisë, të dyshuarit të parë i janë gjetur 22 paketime të mbushura me substancë narkotike e llojit kokainë, e gatshme për shitje me peshë 83 gram, gjatë kontrollit në veturë.

Substanca narkotike iu gjet të dyshuarit në trup.

Lidhur me rastin njësia policore ka vazhduar në një lokacion tjetër ku aty ka ardhur edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar i cili në momentin që kishte vërejtur policinë ka tentuar të ikte por pas ndjekjes së tij i njëjti është ndaluar dhe arrestuar.

Gjatë kontrollimit të banesës që të dyshuarit dyshohet se e kanë shfrytëzuar janë gjetur: një armë zjarri, një karikator, 15 fishekë, dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla .

Në vazhdën e operacionit është bërë po ashtu kontrollimi i një garazhe dhe gjatë kontrollit të saj aty ndodhej një veturë me targa vendore pronë e njërit nga të dyshuarit, ku në pjesën e brendshme të saj janë gjetur edhe 23 paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit kokainë e gatshme për shitje me peshë 133 gram.

“Në lidhje me operacionin e zhvilluar në vend të ngjarjes ka dalë forenzika e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova material, ndërsa personat e dyshuar janë shoqëruar për inicim të rastit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, me urdhër të tij të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë”, thuhet në kumtesën e policisë.

 

The post Policia arreston dy persona në kryeqytet, iu gjetën 45 paketime me kokainë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Von Der Leyen takon Biden: Me ndihmën e SHBA-së, BE po lirohet nga gazi rus

rezart morina

Qeveria: Në takimin Kurti – Escobar u theksua se barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë

admin

Kosovë, vazhdon protesta në Zveçan, situata është e qetë

admin