RTV AHIRETI
Lajme

Kurti zhvillon takimin e parë me ambasadoren e re të Holandës në Kosovës

kurti-zhvillon-takimin-e-pare-me-ambasadoren-e-re-te-holandes-ne-kosoves

Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Znj. Boven.

Në këtë takim të parë mes tyre, shefi i qeverisë e uroi për detyrën e re, teksa e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Holandës ndaj Kosovës në çlirim e zhvillim dhe për mbështetjen në anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se Kosova synon të bëhet anëtare edhe e BE-së dhe NATO-s duke iu bashkangjitur Holandës dhe shumë shteteve të tjera aleate e partnere.

Sipas komunikatës për media, kryeministri dhe ambasadorja theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Kosovës dhe Holandës dhe angazhimin për thellimin e forcimin e mëtejmë të tyre.

“Kryeministri Kurti e njohu ambasadoren me progresin socio-ekonomik e demokratik të vendit, i cili është dëshmuar në tri vitet e fundit dhe nga indikatorët, matjet e rankimet pozitive ndërkombëtare”, thuhet tutje në komunikatë

The post Kurti zhvillon takimin e parë me ambasadoren e re të Holandës në Kosovës first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dyshime për mjet shpërthyes në oborrin e QKUK-së

rezart morina

Udhëheqësit e Hezbollahut dhe Hamasit takohen në Liban në mes të tensioneve në Al-Aksa

admin

“Shkolla u qëllua, nuk po bëj shaka”- Sulmi me armë ku vdiqën 4 persona, nëna publikon mesazhin që i dërgoi i biri: Të dua…

admin