RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshime për mjet shpërthyes në oborrin e QKUK-së

dyshime-per-mjet-shperthyes-ne-oborrin-e-qkuk-se

Policia e Kosovës ka pranuar informata për prani të mjetit të dyshimt shpërthyes në oborrin e QKUK-së.

Këtë edhe e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në klinikën e patologjisë, respektivisht institutin para klinik”, është shprehur ai.

Borovci se policia është në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar personelin

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Borovci ka thënë se ekipet e specializuara po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë.”

Related posts

Rusia: Takimi për marrëdhëniet Turqi-Siri do të mbahet më 21 qershor në Astana

admin

VIDEO/ Mot apokaliptik, dimri polar ngrin SHBA-të, miliona qytetarë të izoluar! Zbrazen supermarketet dhe temperatura ekstrem! Trump apelon: Qëndroni të sigurt!

admin

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Libi është rritur në 11,300

Muhamet Ramadani