RTV AHIRETI
Lajme

Policia në Shkup gjoba për 56 drejtues të motoçikletave

policia-ne-shkup-gjoba-per-56-drejtues-te-motocikletave

Gjatë ditës së djeshme (28.08.2024) nga Sektori për siguri në komunikacion në SPB Shkup në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 00:00, në kuadër të planeve për shtimin e prezencës së policisë dhe rritjen e sigurisë në qytetin e Shkupit është kryer kontroll aktiv për shkelje të rregullave nga motoçiklistitët.

“Gjatë aksioneve janë kontrolluar mbi 115 motoçikleta, si dhe janë sanksionuar 56 drejtues mjetesh. Prej tyre 17 shoferë nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 9 shoferë kanë drejtuar automjetet pa patentë shofer, 11 shoferë kanë pasur kategori joadekuate, katër motoçikleta të pa regjistruara, tre drejtues mjetesh nuk kanë pasur leje qarkullimi, një shofer ishte nen efektin e alkoolit, ndërsa një nuk është ndalë në shenjën stop”.

“Kontrollet e forcuara në kuadër të veprimit operacional do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Policia në Shkup gjoba për 56 drejtues të motoçikletave first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Specialja liron Isni Kilajn – i njëjti do të paguaj 30 mijë euro si kusht paraprak për lirimin e tij

RTI

Pamjet/ “S’e kam vrarë, erdhi në jetë e vdekur”- Nëna lindi foshnjën në hotel, momenti kur babai e hedh në koshin e mbeturiave

admin

COP27 përpjekje për një marrëveshje të minutës së fundit

admin