Kryeshefi i Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetajka bërë të ditur se votimi jashtë vendit për mërgimtarët, do të votohet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave-konsullatave me gjithsej 47 vendvotime Ndërsa numri i votuesve jashtë vendit do të jetë rreth 47 mijë votues.
“Do të organizohet në 22 shtete votimi jashtë vendit 35 qendra votimi 47 vend votime. Është përcaktuar edhe numri i votuesve të cilët do të jenë brenda një vendvotimi të votimi jashtë vendit”, ka thënë ai.
Në këtë mbledhje të KQZ-së, anëtari i KQZ-se, Sami Kurteshi ka propzuar që numri i votuesve jashtë vendit të mos kufizohet teknikisht.
Kurteshi, ka shtuar se MPJD-ja ka propozuar një numër më të madh të votuesve dhe sipas tij numri i votuesve për këtë arsye do të jetë i vogël.
“Kemi dy mundësi qe i kemi diskutuar. Me një anë kemi propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një numër relativisht të madh, me kërkesën se ata mund të sigurojnë hapësirë për votim. Ministria e Punëve të Jashtme ka propozuar një numër shumë të madh, ndërsa nga KQZ është propozuar se mund të votojnë 47 mijë mërgimtarë. Mendoj se numri mërgimtarëve ka me qenë shumë i vogël,” ka shtuar Kurteshi.
Kurteshi, propozoi qe nga sot të hapet platforma për regjistrimin e mërgimtarëve që të mos kufizohet numri
“Propozoj që të hapet platforma për regjistrimin e mërgimtarëve që sot. Vetëm numri i mërgimtarëve që lajmërohen me votua fizikisht të mos kufizohet që tani”, ka propozuar Kurteshi.
Propozimi i Kurteshit pas diskutimeve të shumta nuk u miratua pasi që 7 anëtarë ishin kundër këtij propozimi.