RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mjekoligjorët e Kosovës dhe të EULEX-it vizitojnë një lokacion në Novi-Pazar

mjekoligjoret-e-kosoves-dhe-te-eulex-it-vizitojne-nje-lokacion-ne-novi-pazar

Pjesëtarët e ekipit të mjekësisë ligjore të EULEX-it të martën së bashku me homologët e tyre të Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) i Kosovës, ishin për një vizitë të parë të përbashkët në një lokacion në Komunën e Novi-Pazarit, Serbi.

Siç njofton EULEX-i, vizita e përbashkët në terren u organizua pas planeve për punë në terren të rëna dakord në takimet e fundit të lehtësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

EULEX-i tha se i mirëpret përpjekjet e bëra nga palët e interesuara përkatëse për t’i zbatuar planet e dakorduara për punën në terren. “Ekspertët e mjekësisë ligjore të misionit vazhdojnë t’i mbështesin partnerët e tyre në IML dhe institucionet e tjera përkatëse për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”, u tha në njoftim.

Delegacionet nga Komisioni i Qeverisë së Kosovës për persona të zhdukur, Komisioni i Serbisë për persona të zhdukur, Prokuroria e Serbisë për Krime të Luftës, ICRC dhe OJQ-ja e Kosovës Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ishin gjithashtu të pranishëm.

Related posts

Në veri rryma përgjysmë më lirë

Muhamet Ramadani

31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur

RTI

Luf’tëtarët pa’lestinezë vazhdojnë të luf’tojnë fo’rcat iz’aelite në Shu’jayea dhe Ra’fah

admin