RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vd’ekurve nga mpox në Republikën Demokratike të Kongos rritet në 610

numri-i-te-vd’ekurve-nga-mpox-ne-republiken-demokratike-te-kongos-rritet-ne-610

Numri i të vdekurve nga epidemia mpox në Republikën Demokratike të Kongos është rritur në 610, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se edhe 35 persona kanë humbur jetën nga virusi mpox.

Sipas njoftimit, numri i të vdekurve nga fillimi i vitit është rritur në 610, ndërsa numri i rasteve të dyshuara ka arritur në 18 mijë.

Në Republikën Demokratike të Kongos 75 për qind të rasteve përbëjnë fëmijët, ndërkohë që bëhet paralajmërim se numri i rasteve mund të rritet me hapjen e shollave.

– Virusi Mpox

Virusi Mpox transmetohet nga brejtësit si minjtë dhe ketrat ose nga individë të infektuar. Prekja e skuqjeve të trupit të shkaktuara nga virusi, përdorimi i rrobave, çarçafëve, peshqirëve dhe sendeve të ngjashme të kontaminuara me këto skuqje dhe kontakti me lëngjet trupore janë ndër shkaqet më të rëndësishme të kontaminimit.

Simptomat e para mund të shfaqen brenda 5 deri në 21 ditë pas marrjes së virusit. Virusi në përgjithësi shkakton temperaturë të lartë, dhimbje koke, dhimbje shpine dhe muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, lodhje, të dridhura dhe flluska në lëkurë.

Sëmundja, e cila nuk ka metodë specifike trajtimi, trajtohet me barna antivirale. Shumica e rasteve kanë sëmundje të lehtë dhe shërohen brenda pak javësh. OBSH-ja në vitin 2022 ndryshoi emrin e sëmundjes nga “lia e majmunit” në “Mpox” për shkak të shqetësimeve rreth racizmit dhe diskriminimit.

Related posts

Gjatë bastisjeve të forcave izraelite plagosen 30 palestinezë

admin

Rusia: Goditëm elementët industrialë ushtarakë dhe bazat ajrore të Ukrainës

rezart morina

Prezantohet legjislacioni për vlerësimin e mësimdhënësve, parashihen dy provime

admin