RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me Sarrazin, zhvillimet politike, siguria e e vendit si dhe Procesi i Berlinit ishin temë diskutimi

osmani-takohet-me-sarrazin,-zhvillimet-politike,-siguria-e-e-vendit-si-dhe-procesi-i-berlinit-ishin-teme-diskutimi

Presidentja Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për Procesin e Berlinit. Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Presidentja, po ashtu, potencoi mirënjohjen për kontributin e ushtarëve gjermanë dhe ka vlerësuar lartë përkushtimin e Gjermanisë në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë, gjë që është dëshmuar edhe me katërfishimin e trupave gjermane, pas aktit të agresionit të Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar.

Related posts

Senatori amerikan Bob Menendez shpallet fajtor për akuzat për korrupsion

rezart morina

Escobar: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është në tavolinë

rezart morina

Organizata joqeveritare kërkojnë nga qeveria britanike të ndalojë transferimin e armëve në Izrael

admin