RTV AHIRETI
Lajme

Vritet nga ushtria izraelite, kreu i Hamasit

vritet-nga-ushtria-izraelite,-kreu-i-hamasit

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë kreun e grupit të armatosur palestinez Hamas në Jenin dhe dy luftëtarë të tjerë, ndërsa një operacion i madh vazhdon për të tretën ditë në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Forcat izraelite të sigurisë “takuan dhe eliminuan” Wissam Hazemin në një automjet dhe më pas kryen sulme ajrore ndaj “dy terroristëve të tjerë ndërsa ata tentuan të iknin”, thuhet në një deklaratë, raporton BBC.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre burrat ishin vrarë gjatë natës pranë qytetit të Zababdeh, në juglindje të Jeninit.

Mediat palestineze raportuan gjithashtu se forcat izraelite ishin tërhequr nga Tulkarm pasi shkaktuan dëme të rënda në ndërtesa dhe infrastrukturë në kampet e refugjatëve të qytetit.

The post Vritet nga ushtria izraelite, kreu i Hamasit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sulmi iranian, Rusia: Përshkallëzimi i situatës mund të nxisë rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme

rezart morina

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türqisë diskutoi incidentin në Kosovë

admin

Presidenti i Shqipërisë Begaj viziton Gllogjanin, merr titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit

admin