RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türqisë diskutoi incidentin në Kosovë

keshilli-i-sigurise-kombetare-te-turqise-diskutoi-incidentin-ne-kosove

Gjatë ditës së sotme Këshilli i Sigurisë Kombëtare (KSK) të Türqisë nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan ndërmjet tjerash si temë diskutimi u zhvillua edhe situata në Ukrainë dhe incidenti i fundit në Kosovë.

“U diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe hapat e mundshëm që do të ndërmerren, në veçanti rigjallërimi i Iniciativës së Drithit të Detit të Zi, ashtu si edhe u dëshmua vendosmëria e Türqisë për të vazhduar përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës pa vonesë me një mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme të paqes”, thuhet në komunikatën e KSK-së.

Ndërsa lidhur me incidentet në Kosovë dhe situata e fundit në Ballkan u tha se Turqia do të bëjë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen dhe qetësinë si në rajon, ashtu edhe në Kosovë, ku do të marrë komandën e misionit të NATO-s.

Related posts

OKB: Gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse përballen me rrezikun e vdekjes

admin6

NATO dënon sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës

admin

Thahen lumenjtë e Evropës, sipas ekspertëve mund të jetë thatësira më e keqe në 500 vjet

admin