RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia nuk është e detyruar të zgjedhë mes BE-së dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

erdogan:-turqia-nuk-eshte-e-detyruar-te-zgjedhe-mes-be-se-dhe-organizates-se-bashkepunimit-te-shangait

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk është e detyruar të zgjedhë midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, siç pretendojnë disa, raporton Anadolu.

“Derisa forcojmë marrëdhëniet tona me Lindjen, ne kërkojmë mënyra për ta çuar përpara bashkëpunimin tonë të rrënjosur thellë me Perëndimin”, tha presidenti Erdoğan në ceremoninë e fillimit të Kolegjit të Luftës Detare dhe Dorëzimit të Flamurit në Istanbul.

Më tej, ai gjithashtu theksoi se Turqia do të mbrojë deri në fund të drejtat e saj në “Atdheun Blu” dhe se nuk do të lejojë të shkelen të drejtat e popullit të Qipros Turke.

“Fakti se ka kufij mes nesh dhe njerëzve me të cilët kemi jetuar së bashku vetëm një shekull më parë nuk do të thotë se do të ndahemi nga gjeografia e zemrave tona”, tha presidenti turk.

Related posts

OIC apelon për “armëpushim të pakushtëzuar” për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve në Gaza

rezart morina

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

rezart morina

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor nisin përgatitjet, ja kur pritet të mbërrijë sonda “Starliner” me pilotë testues

admin