RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestojnë ish-punëtorët e komunës paralele në veri të Mitrovicës

protestojne-ish-punetoret-e-komunes-paralele-ne-veri-te-mitrovices

Rreth 100 ish-punëtorë të komunës paralele në veri të Mitrovicës janë tubuar sot në mëngjes, në ora 07:30, para objektit komunal në veri të Mitrovicës, duke protestuar për pamundësinë e tyre për të hyrë në objekt dhe për të punuar.

Numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës vërehet para këtij objekti, ku edhe janë vendosur shiritat të cilat pamundësojnë qasjen në objekt.

“Ne sot kemi ardhur për t’u lajmëruar në punë dhe jo për të protestuar. Rreth 1700 punëtorë kanë mbetur pa paga ndërkohë që neve askush nuk kana ka informuar asgjë”, ka thënë për KP njëri prej pjesëmarrësve në protestë.

Bëhet fjalë për objektin ditë më parë institucionet tona kanë vendosur stemën e Republikës së Kosovës, objekt ai që përdorej nga strukturat paralele.

Related posts

Përfundon pas 12 vjetësh monitorimi fiskal i Greqisë nga ana e BE-së

admin

Zonja e Parë e Turqisë: Luftërat lënë gjurmë të përhershme në shpirtin njerëzor

admin

Xhamia Al-Aksa pothuajse e zbrazët për shkak të kufizimeve të policisë izraelite

admin6