RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryerabini iz’raelit i bën thirrje qeverisë për marrëveshje me Ha’masin për shkëmbimin e të bu’rgosurve

kryerabini-iz’raelit-i-ben-thirrje-qeverise-per-marreveshje-me-ha’masin-per-shkembimin-e-te-bu’rgosurve

Kryerabini sefardik izraelit, Yitzhak Yosef bëri thirrje për një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me grupet palestineze në Gaza, edhe nëse ajo është në këmbim të lirimit të mijëra palestinezëve, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “Yedioth Ahronot”, kryerabini Yosef mori pjesë në funeralin e një prej të burgosurve izraelitë që u gjet i vdekur në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Duke folur për mediat pas funeralit, Yosef tha: “Duhet bërë gjithçka për të shpëtuar njerëzit e rrëmbyer, përfshirë lirimin e qindra apo mijëra njerëzve”. Ai nënvizoi se ata duhet të punojnë me të gjitha forcat e tyre për të rikthyer të gjitha pengjet në Gaza.

Në deklaratën e bërë dje nga ushtria izraelite thuhet se në një tunel në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës janë gjetur trupat e 6 të burgosurve izraelitë.

Platforma e formuar nga familjet e të burgosurve izraelitë në Gaza kohët e fundit kishte mbajtur përgjegjës kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për vdekjen e 6 të burgosurve izraelitë, i cili “insiston në vazhdimin e pushtimit të Korridorit të Filadelfit në vijën kufitare Gaza-Egjipt dhe minon marrëveshjet e shkëmbimit të të burgosurve”.

Negociatat kanë vazhduar mes palëve për një kohë të gjatë për të ndaluar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat kanë vazhduar që nga 7 tetori 2023. Nenet që Izraeli i shtoi draft-marrëveshjes dhe veçanërisht këmbëngulja e tij për të mbajtur kontrollin mbi Korridorin e Filadelfit në vijën kufitare Egjipt-Gaza, i vështirësojnë negociatat.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.700 ndërsa numri i të plagosurve në 93.800.

Related posts

“Spitali Al-Ahli në Gaza tejkalon kapacitetin, pacientët po derdhin gjak deri në vdekje”

admin

NATO ndërhyn ndaj një avioni luftarak rus që shkeli hapësirën ajrore të Estonisë

admin

Kosovë, komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së: Kërcënimi nga Serbia mbetet i lartë

admin