RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ush’tarët iz’raelitë arr’estojnë 20 pa’lestinezë në Bregun Perëndimor

ush’taret-iz’raelite-arr’estojne-20-pa’lestineze-ne-bregun-perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan edhe 20 palestinezë, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, në bastisjet që kryen në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Njoftohet se në 24 orët e fundit ushtria izraelite arrestoi 20 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke përfshirë një grua të re dhe një fëmijë.

– Në 6 ditët e fundit janë arrestuar 130 palestinezë

Teksa sulmet “në shkallë të gjerë” të nisura nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar vazhdojnë për të gjashtën ditë, është regjistruar se deri më tani janë arrestuar 130 palestinezë.

Në sulmet “në shkallë të gjerë” të nisur nga ushtria izraelite më 28 gusht në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë vdekur të paktën 29 palestinezë, shumë të tjerë janë plagosur dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Numri i palestinezëve të arrestuar në këtë periudhë ka tejkaluar mbi 10.400, ndërsa theksohet se 681 persona kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që sulmojnë në tokat palestineze.

Related posts

UNICEF: Nga viti 2005 deri në 2022 rreth 120,000 fëmijë, janë vrarë ose të gjymtuar në luftëra

admin

OKB shprehet e gatshme të mbikëqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë

RTI

OBSH: Vetëm 10 nga 36 spitalet në Gaza ofrojnë pjesërisht shërbim

admin