RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UNICEF: Nga viti 2005 deri në 2022 rreth 120,000 fëmijë, janë vrarë ose të gjymtuar në luftëra

unicef:-nga-viti-2005-deri-ne-2022-rreth-120,000-femije,-jane-vrare-ose-te-gjymtuar-ne-luftera

UNICEF- i thekson se nga viti 2005 deri në 2022, nga të dhënat që ka siguruar rezulton se janë kryer 315 mijë abuzime të rënda ndaj fëmijëve gjatë luftërave dhe konflikteve.

Sipas agjencisë së OKB-së, shkeljet e kryera nga palët ndërluftuese në më shumë se 30 situata në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine përfshijnë 120,000 fëmijë të vrarë ose të gjymtuar (mesatarisht 20 në ditë), të paktën 105,000 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat e armatosura apo grupet e armatosura, më shumë se 32.500 të rrëmbyer, më shumë se 16.000 viktima të dhunës seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë verifikuar gjithashtu më shumë se 16 mijë sulme në shkolla dhe spitale, dhe më shumë se 22 mijë raste të aksesit humanitar që u është mohuar fëmijëve.

Ndërkohë UNICEF thekson se në të vërtetë numri mund të jetë dhe shumë herë më i lartë sesa ky që është publikuar. /abcnews

Related posts

Ambasada e Kosovës në Ankara me njoftim për shqiptarët pas tërmetit shkatërrues në Turqi

admin

Altun: Zgjedhjet pasqyruan vullnetin e kombit

rezart morina

OBSH: Afrika, kontinenti me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve në botë

admin