RTV AHIRETI
Lajme

Për një muaj, Policia në Gjilan shqiptoi mbi 7 mijë gjoba

per-nje-muaj,-policia-ne-gjilan-shqiptoi-mbi-7-mije-gjoba

Policia në Gjilan ka njoftuar se për një muaj ka shqiptuar mbi 7 mijë gjoba.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.08.2024 – 31.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar shtatëmijë e dyqind e katërmbëdhjetë (7214) gjoba.”

Disa nga gjobat janë shqiptuar për:

– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar tremijë e pesëqind e dymbëdhjetë (3512) gjoba,

– Mos respektimi i këmbësorëve pesëdhjetë e një (51) gjoba,

– Rripi i sigurisë dyqind e nëntëdhjetë e katër (294) gjoba,

– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar njëzet e gjashtë (26) gjoba,

– Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit njëqind e gjashtëdhjetë e tri (163) gjoba,

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer nëntëdhjetë e tetë (98) gjoba,

– Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit tetëdhjetë e një (81) gjoba,

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër njëqind e tridhjetë e tetë (138) gjoba,

– Drejtimi i motoçikletës pa helmet dyzet e një (41) gjoba,

– Janë përjashtuar nga trafiku dhe konfiskuar gjashtëmbëdhjetë (16) motoçikleta,

– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (62) ngasës

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës.

The post Për një muaj, Policia në Gjilan shqiptoi mbi 7 mijë gjoba first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shkurtime të komunikimit, sëmundje të përhapura në Sudan ndërsa luftimet vazhdojnë

rezart morina

Dhjetëra shtete kërkojnë që Rusia të tërheqë trupat nga centrali më i madh në Evropë

admin

Erdoğan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë

RTI