RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë do të mbahet në Pekin më 4-6 shtator

forumi-i-bashkepunimit-kine-afrike-do-te-mbahet-ne-pekin-me-4-6-shtator

Samiti i 9-të i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) që mbledh së bashku Kinën dhe 54 shtetet anëtare të Unionit Afrikan (AfB), do të mbahet në Pekin më datat 4-6 shtator, raporton Anadolu.

Samiti FOCAC 2024 organizohet me nëntemën “T’i bashkojmë duart për të avancuar modernizimin dhe për të ndërtuar një komunitet të nivelit të lartë Kinë-Afrikë duke ndarë një të ardhme të përbashkët”.

Në forum pritet të mbahen 4 takime të nivelit të lartë për administratën shtetërore, industrializimin dhe modernizimin në bujqësi, paqen dhe sigurinë, bashkëpunimin “Brez dhe Rrugë”, si dhe Konferenca e Sipërmarrësve të Kinës dhe Afrikës.

Fjalim në hapjen e forumit më 5 shtator do të mbajë edhe presidenti kinez, Xi Jinping. Përveç liderëve dhe përfaqësuesve të vendeve të Afrikës në forum do të merr pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

FOCAC për herë të parë u organizua në vitin 2000 në Pekin. Që atëherë organizohet çdo tre vjet, në Pekin dhe kryeqytetet e vendeve afrikane.

– Për herë të parë që nga viti 2018 do të mbahet me prani fizike

Forumi i 8-të i mbajtur në vitin 2021 në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, ishte mbajtur online për shkak të COVID-19. Forumi i 9-të do të jetë i pari me prani fizike që nga viti 2018.

FOCAC, një mekanizëm shumëpalësh bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve afrikane, shihet gjithashtu si një platformë bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të projektit të Kinës “Brez dhe Rrugë”.

Agjenda e forumeve është formuar në përputhje me agjendën e përcaktuar nga Kina sipas preferencave të saj strategjike. Në samite vendosen planet 3-vjeçare të veprimit, angazhimet e Kinës për ndihmën financiare dhe projektet e investimeve.

Kina vitet e fundit ka rritur ndikimin e saj në rajon me mbështetjen e saj të kreditit dhe borxhit për Afrikën dhe investimet e saj në infrastrukturë dhe burimet nëntokësore. Administrata e Pekinit synon të thellojë praninë e saj në kontinent dhe marrëdhëniet e saj me vendet afrikane me programe bashkëpunimi shumëdimensionale që do të mbështesin “modernizimin e Afrikës” në periudhën e re.

Eswatini, si një anëtar i Unionit Afrikan, nuk merr pjesë në forum sepse ka marrëdhënie diplomatike me Tajvanin, i cili është në një mosmarrëveshje sovraniteti me Kinën.

Related posts

Aleanca për Shqiptarët zgjedh kryetarin e ri, Taravari kandidati i vetëm

admin

Xhaferi në Epopenë e Dukagjinit: Kosova të avancohet, zhvillohet dhe pozicionohet në rrafshin ndërkombëtar

admin

Patriarku rus Kirill: Kisha Ortodokse e Ukrainës po përdoret si ‘mjet për nxitje të armiqësisë ruso-ukrainase’

admin