RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte kundër popullsisë civile

aktakuze-ndaj-dy-serbeve-per-krime-lufte-kunder-popullsise-civile

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy personave të nacionalitetit serb, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria thuhet se të pandehurit akuzohen se gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.

“Po ashtu të pandehurit akuzohen për ngjarjet në familjet Salihaj, Imeraj, Lipa, Pepaj etj. Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës kohore relevante për këtë aktakuzë, pati dy raste të dhunës seksuale ndaj viktimave të nacionalitet shqiptar. Gjithashtu, gjatë hetimeve u vërtetua se gjatë periudhës së luftës, në Komunën e Istogut, rreth 5 mijë shtëpi janë djegur, rreth 250 persona janë vrarë prej tyre 19 viktima fëmijë dhe shumë dëme tjera materiale”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit gjenden nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Related posts

Të paktën 6 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në afërsi të Marokut

admin

“Kishte raportime për varre masive”, ish-ushtaraku amerikan përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

admin

REISUL ULEMA PRITI KRYETARIN E UNIONIT TË QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE TË GJERMANISË H.MENSUR EF HALILIN

admin