RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“do-te-marresh-plumb-ne-koke”,-kercenohet-me-jete-kryetari-i-zubin-potokut-nga-nje-person-qe-thote-se-eshte-oficer-i-mup-it

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.

Zeqiri ka bërë të ditur se ai është kërcënuar nga një person me emrin Stefan Markov , i cili është paraqitur të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë.

Kryetari i Zubin Potokut, tutje ka bërë të ditur se ky person thuhet se është i angazhuar në Kosovë.

“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi që paraqitet të jetë një Oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në R. Kosovës. Herën e parë me 31 Maj dhe tani më 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem Dem Baba Dem”, ka shkruar Zeqiri.

“Do të marrësh plumb në kokë, o bandë terroriste”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari Zeqiri nga ky person.

Related posts

Vendosen masa të reja mbrojtëse për derivatet e naftës

admin

Fo’rcat iz’raelite i vunë flakën tregut të perimeve në mes të ba’stisjes në Jenin

RTI

Greqia thotë se abstenoi në KiE për shkak të premtimit të Serbisë për mosbllokim të Kosovës

rezart morina