RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vendosen masa të reja mbrojtëse për derivatet e naftës

vendosen-masa-te-reja-mbrojtese-per-derivatet-e-naftes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për masa të reja mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
Sipas vendimit të MINT, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shtijës me pakicë është 12 centë për litër nafte.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se “MINT-i ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore”.

“Kjo përbën shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në vendim.

Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë.

Aktualisht, në tregun e Kosovës, një litër naftë kushton deri në 1.80 euro, kurse një litër benzinë deri në 1.50 euro.

Qeveria e Kosovës, në muajin qershor, kishte marrë vendim për caktimin e çmimit tavan vetëm për derivate të naftës.

Tavani i çmimit të tyre ishte përcaktuar çdo 24 orë.

Naftëtarët në Kosovë më 9 qershor, i kishin kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ruhet ekonomia e tregut të lirë dhe që minimalisht marzha (çmimi maksimal) të jetë: për shitje me shumicë 3 për qind dhe për shitje me pakicë 12 për qind.

Edhe në muajin mars, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim që të përcaktojë çmimet shitëse maksimale apo marzhat tregtare me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi, marzha më e lartë tregtare ishte deri në 4 për qind të çmimit të shitjes, ndërkaq te shitësit me pakicë marzha më e lartë ishte në 6 për qind.

Çmimet dhe kërkesa për naftë janë rritur në tregjet ndërkombëtare pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Related posts

Kryediplomati turk Fidan do të vizitojë Katarin në kuadër të përpjekjeve diplomatike rajonale

Irfan Jahiu

Luftimet në Kharkiv, Zelensky: Trupa ruse kanë përparuar, por situata është stabilizuar

admin

Abbas: Roli i Turqisë në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm

admin