RTV AHIRETI
Lajme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dyshohet se është granatë dore

hidhet-mjet-shperthyes-ne-oborrin-e-nje-shtepie-ne-zubin-potok,-dyshohet-se-eshte-granate-dore

Në orët e hershme të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zv.drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:40. Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se nuk ka të lënduar në këtë rast dhe se hetimet nga policia kanë nisur.

The post Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dyshohet se është granatë dore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shoqata Mavi Marmara përgatitet të nisë një tjetër flotë anijesh me ndihma për Gazën

rezart morina

Gjermani, varfëria arrin nivelin më të lartë që nga viti 1990

admin

Izraeli godet kampet në qendër të Rripit të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

admin