RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shoqata Mavi Marmara përgatitet të nisë një tjetër flotë anijesh me ndihma për Gazën

shoqata-mavi-marmara-pergatitet-te-nise-nje-tjeter-flote-anijesh-me-ndihma-per-gazen

Shoqata e Lirisë dhe Solidaritetit ‘Mavi Marmara’ do të nisë një tjetër flotë anijesh me ndihma humanitare në Gaza, transmeton Anadolu.

Shoqata Mavi Marmara njoftoi se po nisen drejt Gazës si një lëvizje civile dhe e pavarur në përputhje me vendimin e marrë me Flotilën Ndërkombëtare të Lirisë (FFC), anëtare e së cilës është edhe shoqata Mavi Marmara.

“Veprimet tona kundër bllokadës detare në Gaza i përmbahen parimeve të rezistencës jo të dhunshme”, tha shoqata Mavi Marmara.

Shoqata theksoi se Izraeli filloi një konflikt në Rripin e Gazës me xhamitë, shkollat, spitalet dhe të gjitha vendbanimet civile që u sulmuan.

Më tej, ajo theksoi se Izraeli ka vazhduar me sulmin, duke shpërfillur vendimet dhe paralajmërimet e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), në këtë mënyrë duke injoruar ndërgjegjen ndërkombëtare.

‘The Jerusalem Post’ raportoi se anëtarët e FFC-së kanë zhvilluar takime në Londër për të planifikuar flotën e ardhshme nga Evropa në Gaza, e cila është planifikuar të lundrojë vitin e ardhshëm në një përpjekje për të thyer bllokadën detare të vendosur ndaj Rripit të Gazës.

Në muajin maj të vitit 2010, komandot izraelite vranë 10 aktivistë turq në flotën e ndihmave Mavi Marmara, e cila ishte nisur për në Gaza për të ofruar ndihma humanitare.

Pas sulmit, Türkiye kërkoi një falje zyrtare nga Izraeli, kompensim për familjet e të vrarëve dhe heqjen e bllokadës izraelite në Gaza.

Në vitin 2013, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shprehu keqardhje për incidentin ndaj presidentit Recep Tayyip Erdoğan, në atë kohë kryeministër i Türkiyes.

Përveç kompensimit, Izraeli ka rënë dakord për praninë humanitare të Türkiyes në Rripin e Gazës së rrethuar.

Related posts

Tregjet në zhvillim përballen me një rekord tërheqjesh nga investitorët e huaj

admin

Sot hyjnë në grevë punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë

admin6

Regjimi i Asadit zgjat për 3 muaj kalimet për ndihmat humanitare në pikat kufitare Öncüpınar dhe Çobanbey

admin