RTV AHIRETI
Lajme

BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia s’e arrestoi Putinin

be-ja-shpreh-keqardhje-qe-mongolia-s’e-arrestoi-putinin

Bashkimi Evropian (BE) e ka kritikuar Mongolinë të martën për dështimin e saj në zbatimin e fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në këtë vend.

“BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia, një vend anëtar i Statutit të Romës së GJNP-së, nuk e përfilli detyrimin e vet sipas këtij statuti për ta zbatuar fletarrestimin”, tha blloku në një komunikatë.

Putini kërkohet për dëbimin dhe dërgimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi, prej se e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukraiëns në shkurt 2022.

Një zëdhënës i Qeverisë mongole tha se Mongolia, e cila ka më shumë se 3 milionë banorë dhe kufizohet me Rusinë dhe Kinën, nuk mund ta arrestojë Putinin sepse është e varur nga energjia.

Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20 për qind të energjisë elektrike nga fqinjët e saj të afërt, dhe këto furnizime janë jetike për mbijetesën e vendit, tha zëdhënësi për Politico.

 

The post BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia s’e arrestoi Putinin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

rezart morina

Ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale, viti i ardhëm pritet të jetë më i nxehtë se 2022-shi

admin

Policia e Londrës thotë se po përgatitet për protesta të tjera rreth Palestinës

admin