RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale, viti i ardhëm pritet të jetë më i nxehtë se 2022-shi

ndryshimet-klimaterike-dhe-ngrohja-globale,-viti-i-ardhem-pritet-te-jete-me-i-nxehte-se-2022-shi

Viti i ardhshëm parashikohet të jetë një nga vitet më të nxehta të regjistruara dhe madje pritet t’ia kalojë dhe vitit 2022.

Shkencëtarët e Met Office janë shprehur se viti 2023 do të jetë i nxehtë dhe do pësojë rritje temperature më 1 gradë Celsius.

Deri më tani, viti më i nxehtë i regjistruar është 2016, por mendohet se 2023-shi mund t’ia kalojë në lidhje me temperaturat maksimale.

Met Office parashikon se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 Celsius.

Vitin e kaluar, ekspertët parashikuan se temperatura globale e vitit 2022 do të ishte midis 0.97 Celsius dhe 1.21C mbi nivelet para-industriale, me një vlerësim qendror prej 1.09 Celsius. Të dhënat për vitin deri në tetor sugjerojnë se temperatura është rreth 1.16 Celsius mbi epokën para-industriale.

Në samitin e klimës COP27, të mbajtur në Sharm el-Sheikh, Egjipt, në nëntor, vendet anëtare ranë dakord për një fond historik të dedikuar për të ndihmuar vendet e cenueshme të goditura nga fatkeqësitë klimatike

Profesor Adam Scaife, kreu i parashikimeve me rreze të gjatë të Met Office, tha se ndërsa viti 2023 mund të mos thyejë rekordin e vitit 2016, ka të ngjarë të ketë temperatura të tjera të larta.

Related posts

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër

admin

Gjermania dhe Norvegjia “mbledhin forcat”, do të ndërtojnë një tubacion gjigand hidrogjeni

admin

Spanjë, pjesëmarrësit hodhën 130 tonë domate ndaj njëri-tjetrit në festivalin La Tomatina

admin