RTV AHIRETI
Lajme

Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit

policia-e-kosoves-shenon-25-vjetorin-e-themelimit

Policia e Kosovës ka mbushur 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999, raporton Anadolu.

Me aktivitete të ndryshme, ditëlindja e Policisë u shënua në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pjesëmarrësve, fëmijë, prindër dhe pjesëtarë të policisë, iu bashkëngjit kryeministri Albin Kurti, ministri Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori gjeneral i Policisë, Gazmend Hoxha.

Kapacitete të ndryshme të Policisë së Kosovës, si njësia e motoçikletave, njësiti me qenë K9, dronë dhe makineri të ndryshme u shfaqën para një grupi prej dhjetëra fëmijësh.

Ministri Sveçla uroi 25-vjetorin e policisë duke thënë që dëshirojnë që pjesëtarët e policisë të kenë “sa më shumë suksese dhe sa më pak punë”.

Drejtori i policisë, Hoxha tha se policia ka zhvilluar kapacitetet e saj por mbi të gjitha ka fituar dhe mirëmbajtur besimin e qytetarëve. “Kjo është gjëja më e madhe sepse ne jemi policia e këtij populli, i shërbejmë këtyre qytetarëve, të gjithëve pa dallim dhe vendit tonë”, theksoi ai.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

The post Policia e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Dakordimi për aneksin në Ohër, Osmani thotë se Serbia do të vazhdojë t’i shkelë marrëveshjet

admin

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të ratifikohet shpejt në Kuvend

admin

Nënoficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

admin6