RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet pritet të ratifikohet shpejt në Kuvend

marreveshja-me-danimarken-per-burgjet-pritet-te-ratifikohet-shpejt-ne-kuvend

Zëvendësministri, Blerim Sallahu ka pritur në një takim një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, kryesuar nga zëvendës sekretarja permanente, Anne-Mette Lyhne Jensen.

Në këtë takim u bisedua për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Danimarkës dhe zbatimin e tyre.

Sallahu tha se marrëveshjet që Kosova i ka arritur me Danimarkën shumë shpejt do të ratifikohen.

“Në këtë takim zv. Ministri Sallahu njoftoi delegacionin danez se marëveshjet e nënshkruara shumë shpejt do të dërgohen për ratifikim në institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Kosova në prill të vitit të kaluar ka arritur një marrëveshje me Danimarkën për sjelljen e 300 të burgosurve në një burg të Gjilanit.

Marrëveshja ka një kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh dhe Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro.

Pas vuajtjes së dënimit, të burgosurit do të dëbohen nga Kosova.

Related posts

Afrika e Jugut/ Pas tridhjetë vitesh, partia e Mandelës humbet shumicën absolute

Muhamet Ramadani

Britani, mjekët rezidentë në grevë me kërkesën për rritje të pagave

admin

Aksident i frikshëm në Moldavi/ Digjen brenda makinave 5 persona, 7 të tjerë transportohen në spital

admin