RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: SHBA-ja duhet ta kuptojë se nuk duhet të bëhet shaka me vijat tona të kuqe

lavrov:-shba-ja-duhet-ta-kuptoje-se-nuk-duhet-te-behet-shaka-me-vijat-tona-te-kuqe

Lidhur me idenë e Washingtonit për të ofruar mbështetje raketore për Ukrainën, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se “SHBA-ja e di shumë mirë se ku janë vijat e kuqe të Rusisë dhe se nuk duhet të bëhet shaka për këtë çështje”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për kanalin shtetëror “Rossiya”, Lavrov bëri vlerësime lidhur me planet e SHBA-së për të siguruar raketa lundruese ndaj Ukrainës për t’u përdorur në avionët luftarakë F-16.

Duke deklaruar se nuk do të habitej nëse një plan i tillë do të zbatohej, Lavrov tha se SHBA-ja e ka kaluar tashmë pragun e vendosur nga vet ajo dhe se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po e shfrytëzon këtë.

“SHBA-ja duhet të kuptojë se nuk duhet të bëhet shaka me vijat tona të kuqe. Ata e dinë shumë mirë se ku janë vijat tona të kuqe”, deklaroi Lavrov.

Ai theksoi se ka ende njerëz të arsyeshëm në SHBA që mund të vlerësojnë pasojat e dërgesave të armëve në Ukrainë. “Shpresoj që interesat e SHBA-së do të merren parasysh”, potencoi Lavrov.

Duke thënë se ai ka mendimin se SHBA-ja ishte e sigurt se nuk do të prekej, Lavrov argumentoi se Washingtoni shkatërroi të gjitha parimet mbi të cilat bazoheshin marrëveshjet e stabilitetit strategjik sovjetiko-amerikan, të cilat u rimiratuan dhe u zhvilluan me Federatën Ruse më vonë.

Pasi tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja ka filluar të humbasë ndjenjën e parandalimit të ndërsjellë strategjik me Rusinë, Lavrov e cilësoi këtë si shumë “të rrezikshme”.

Related posts

Pezullohet dënimi i ish-kryeministrit Imran Khan për korrupsion në Pakistan

admin

Përfshirja e “non gratave” në qeverinë e Serbisë zhgënjen SHBA

rezart morina

Këtu janë disa nga ngjarjet kryesore të fundit në Gaza

admin6