RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Konjufca – Von Cramon diskutojnë mbi proceset aktuale politike në Kosovë

​konjufca-–-von-cramon-diskutojne-mbi-proceset-aktuale-politike-ne-kosove

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vend dhe çështje që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

Konjufca njoftoi raportuesen von Cramon për angazhimet e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen.

Në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Related posts

RMV: Kapen 16 migrantë nga Siria, arrestohet një person

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Kurti tjetër videomesazh qytetarëve: Duke votuar bëheni pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës

admin

Shpërthejnë protestat kundër qeverisë në Spanjë: Kryeministri është tradhtar!

admin