RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania i bën thirrje Iz’raelit ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor

gjermania-i-ben-thirrje-iz’raelit-ta-ndale-ndertimin-e-vendbanimeve-ne-bregun-perendimor

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndalë projektet e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun e uzurpuar Perëndimor gjatë një vizite në Tel Aviv të premten.

Kryediplomatja gjermane i vizitoi dje Arabinë Saudite dhe Jordaninë në kuadër të turit të saj në Lindjen e Mesme, në përpjekje për t’i nxitur Izraelin dhe Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – të arrijnë marrëveshje për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden tha më herët këtë javë se beson se marrëveshja për armëpushim është e arritshme.

Por, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë që trupat izraelite duhet të qëndrojnë përgjatë vijës kufitare mes Gazës dhe Egjiptit për çështje sigurie. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Baerbock i bëri thirrje Qeverisë së Izraelit t’i japë fund projekteve për ndërtimin e shtëpive për kolonët izraelitë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin e besimit në rajon.

Related posts

Kovaçevski i gatshëm ta sakrifikojë karrigen e kryeministrit!

Muhamet Ramadani

Greqi – Roja bregdetare shpëton rreth 100 migrantë, tre kontrabandistë arrestohen

Muhamet Ramadani

Pse po fundoset qyteti më i madh në botë me 42 milionë banorë dhe cili është shpëtimi?

admin