RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski i gatshëm ta sakrifikojë karrigen e kryeministrit!

kovacevski-i-gatshem-ta-sakrifikoje-karrigen-e-kryeministrit!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski është i gatshëm që ta lëshojë pozitën e kryeministrit nëse, ndonjëri prej VMRO-DPMNE-së do të bëhej propozues i ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri beson se sapo tw miratohen ndryshimet kushtetuese do të zhvillohen menjëherë zgjedhjet parlamentare.

“Duhet të dihet se unë si kryeministër jam propozues i ndryshimeve kushtetuese. Nëse, cilido nga VMRO-DPMNE pranon që të bëhet propozues i ndryshimeve kushtetuese, unë me kënaqësi do të ia lëshoja vendin”.

Në brifingun me gazetarë, Kovaçevski tha se për sa i përket atij, votimi për amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve si pakicë në Kushtetutë duhet të jetë i menjëhershëm. Ai po ashtu tha se nuk ka kundërshtim që LSDM-ja t’ia lë gjysmën e posteve ministrore VMRO-DPMNE-së për hyrjen e tyre në Qeveri, me qëllim që bashkërisht të marrin vendimin për ndryshime kushtetuese dhe të vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane të vendit.

Ndërkaq, nga partia e MIckoskit thonë se VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të marrë pjesë në ankandet e Kovaçevskit, Osmanit dhe Grubit.

“Kemi pasur qëndrime të qarta, nuk ka lëvizje nga kjo. VMRO-DPMNE ka qëndrime tepër të qarta dhe nuk do të lëvizë nga ato. Është joserioze të vazhdohet me ankande, gjë që vetëm tregon se LSD nuk ka qenë as e sinqertë, as nuk synon të mbrojë interesat kombëtare, as integrimin e vërtetë. Për ta kjo është një luftë për poste dhe për mbijetesë dhe shmangie nga ndjekja penale”.

Sipas VMRO-së, Kovaçevski duhet ta dijë se funksionet nuk janë as në xhepin e tij, as nuk është ai që jep apo merr, këtë e bën vetëm populli në zgjedhje.

Nga Qeveria përsërisin se korniza negociuese në vete i përmban të gjitha kufijtë për identitetin maqedonas dhe për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, ndërkaq prej nesh pritet vetëm që t’i miratojmë ndryshimet kushtetuese. /shenja

Related posts

Ministrja e Jashtme finlandeze paralajmëron vizitë në Shqipëri, Kosovë e Serbi

admin

Grupi i parë i myslimanëve nga Maqedonia e Veriut niset për në Haxh

RTI

Fundoset varka me emigrantë në kanalin e La Manshit, humb jetën një person

admin