RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Iz’raeli “ka për të mbaruar keq” nëse Harris fiton zgjedhjet

trump:-iz’raeli-“ka-per-te-mbaruar-keq”-nese-harris-fiton-zgjedhjet

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Izraeli “ka për të mbaruar keq” nëse zv/presidentja Kamala Harris zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor, transmeton Anadolu.

“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, Izraeli, me partneren Kamala Harris në krye të SHBA-së, ka për të mbatuar keq. Izraeli do të zhduket. Një vit, dy vjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më”, u tha Trump mbështetësve në shtetin Wisconsin.

Kandidati republikan pretendoi se ai është “i vetmi” që mund t’i japë fund kaosit në Lindjen e Mesme dhe të parandalojë Luftën e Tretë Botërore.

“Më mirë të fitoj, më mirë të fitoj ose do të keni probleme siç nuk i kemi pasur kurrë. Mund të mos na mbetet asnjë vend. Mund të jenë zgjedhjet tona të fundit”, tha ai.

Trump dhe Harris po përgatitet për debatin e tyre të parë presidenciale, i cili do të moderohet të martën nga David Muir dhe Linsey Davis nga ‘ABC News’ në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia.

Related posts

Austria kërkon t’i bashkohet sistemit evropian të mbrojtjes ajrore

admin

Erdoğan foli me homologun somalez për çështjet dypalëshe dhe rajonale

RTI

Keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet

admin