RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Austria kërkon t’i bashkohet sistemit evropian të mbrojtjes ajrore

austria-kerkon-t’i-bashkohet-sistemit-evropian-te-mbrojtjes-ajrore

Vjena kërkon t’i bashkohet Iniciativës Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI), një sistem evropian i mbrojtjes ajrore që synon të mbyllë boshllëqet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.

“Situata e kërcënimit është intensifikuar masivisht për shkak të luftës ruse ndaj Ukrainës”, tha kancelari austriak, Karl Nehammer.

“Austria, së bashku me vendet e tjera evropiane, duhet të mbrohet nga sulmet me dronë dhe raketa”, tna ai.

Hapi është i rëndësishëm duke pasur parasysh se Austria është tradicionalisht një shtet neutral ushtarak.

ESSI u krijua nga Gjermania në sfondin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Nisma synon të forcojë NATO-n, veçanërisht në zonat ku ka mangësi, si raketat balistike me rreze të gjatë dhe mbrojtja e dronëve dhe raketave.

Dhjetëra shtete evropiane i janë bashkuar tashmë projektit.

“Statusi neutral i Austrisë nuk do të rrezikohet nga bashkimi”, thanë Nehammer dhe ministrja e Mbrojtjes, Klaudia Tanner në një deklaratë të përbashkët.

“Është çështje e pjesëmarrjes në një ombrellë mbrojtëse që shërben për të shmangur rrezikun”, thanë ata.

Austria, Irlanda dhe Malta, si tre vendet anëtare neutrale të Bashkimit Evropian, bllokuan disa garanci të gjera sigurie të BE-së për Ukrainën, këtë javë.

Related posts

Tjetër tragjedi me klandestinët pranë Lampeduzës, mes viktimave dhe një foshnje

admin

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s! Menaxher i suksesshëm krizash, i përgatitur edhe nëse Trump bëhet President i SHBA-ve

admin

Izraeli kufizoi kalimin e palestinezëve për të falur namazin e xhumasë në Al-Aksa

admin