RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Me qitje nderi artilerike shënohet 33-vjetori i Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

me-qitje-nderi-artilerike-shenohet-33-vjetori-i-pavaresise-se-maqedonise-se-veriut

Pjesëtarët e batalionit të artilerisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARM) kanë shënuar 8 shtatorit, 33-vjetorin e pavarësisë së vendit, me gjuajtjen e dhjetë breshërive të artilerisë nga kazerma “Ilinden” në kryeqytetin Shkup, transmeton Anadolu.

Sonte, me qitjet artilerike nga kazerma e Shkupit u shënua fillimi i ngjarjeve festive kushtuar Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë ditës së nesërme, ndër disa ngjarje kushtuar 8 shtator të organizuara në nivel lokal, si dhe nga shoqata të ndryshme, ngjarja qendrore do të organizohet nga qeveria e vendit, ku do të interpretohen vepra të autorëve maqedonas lidhur me këtë temë dhe një videoklip i përgatitur me materiale arkivore nga referendumi i vitit 1991.

Nën sloganin “Së bashku luftojmë, së bashku do t’ia dalim”, qeveria e Maqedonisë së Veriut organizon programin festiv në goditën e Filarmonisë së Maqedonisë në Shkup, ku është paralajmëruar edhe adresimi i kryeministrit Hristijan Mickoski.

Më 8 shtator të vitit 1991, vendi organizoi referendum për pavarësi nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (RFSJ), ku mbi 95 për qind e qytetarëve që votuan në referendum u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.

Related posts

Kupola termike po ‘pjek’ Evropën, temperatura mbi 40 gradë dhe fenomeni “El Nino”!

admin

Revolta që po nxit në popull Territoralja socialiste

admin

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

admin