RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

3 iz’raelitë të vr’arë nga të shtënat në kufirin me Jordaninë

3-iz’raelite-te-vr’are-nga-te-shtenat-ne-kufirin-me-jordanine

Tre izraelitë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në kufirin me Jordaninë, transmeton Anadolu.

Gazeta izraelite ‘Yedioth Ahronoth’ tha se një shofer kamioni hapi zjarr në urën e Mbretit Hussein (Allenby) midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shërbimi i urgjencës izraelite ‘Magen David Adom’ tha se tre burra u plagosën rëndë në sulm para se të shpalleshin të vdekur.

Sipas gazetës izraelite, sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje.

Sulmi vjen në mes të tensioneve në rritje në Bregun Perëndimor të pushtuar, derisa Izraeli vazhdon me ofensivën brutale në Rripin e Gazës, e cila që nga 7 tetori i kaluar ka vrarë të paktën 40.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Gjithashtu të paktën 691 persona janë vrarë dhe më shumë se 5.700 të tjerë janë plagosur nga zjarri izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përshkallëzimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 19 korrik, i cili e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të territoreve palestineze nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Turqia lufton me flakët e zjarreve në rajonin e goditur nga tërmeti

admin

Në Stamboll protesta kundër presidentit gjerman Steinmeier – VIDEO

rezart morina

Policia sekuestron katër armë zjarri në rajonin e Prishtinës

admin