RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia sekuestron katër armë zjarri në rajonin e Prishtinës

policia-sekuestron-kater-arme-zjarri-ne-rajonin-e-prishtines

Policia e Kosovës, ka sekuestruar katër armë zjarri, fishekë, thika e shufra metali, në rajonin e Prishtinës brenda dy ditëve.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se sekuestrimi i tyre është bërë në kuadër të punës së saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.

“Vetëm dje dhe sot, në disa lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: Dy revole të tipit ZORAKI të kalibrit 9 mm, Një revole të tipit ZEV të kalibrit 9 mm, Një armë të shkurtë, Dyzetetre (43) copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, Tri thika të ndryshme, Një shufër metalike, si dhe Një sasi të substancës së dyshuar si kanabis”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.

Related posts

Atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump, kreu i FBI-së përballet me pyetjet e ligjvënësve

admin

Belgjika: BE të jetë një zë i vetëm kundër pushtimit të tokave pa’lestineze nga Iz’raeli

admin

Vrasja në Pejë, reagon Vjosa Osmani: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

admin