RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken nesër viziton Londrën për dialog strategjik me zyrtarët e vendit

blinken-neser-viziton-londren-per-dialog-strategjik-me-zyrtaret-e-vendit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nesër do të mbërrijë në Londër për një vizitë dyditore, gjatë së cilës pritet të takohet edhe me kryeministrin britanik, Keir Starmer, transmeton Anadolu.

Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, vizita shënon fillimin e një “dialogu strategjik SHBA-Mbretëri e Bashkuar”, që synon të riafirmojë “marrëdhëniet e veçanta” midis dy kombeve.

Diskutimet e sekretarit amerikan do të mbulojnë një sërë çështjesh të ngutshme globale, duke përfshirë rajonin Indo-Paqësor, partneritetin e sigurisë AUKUS, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet kolektive për të mbështetur Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë.

Related posts

Konjufca: Kosova e përkushtuar për paqe dhe integrim në institucionet evropiane

rezart morina

Minatorët në grevë, prapë nuk u ekzekutohen pagat

RTI

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime për popullin e Kosovës

admin6