RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime për popullin e Kosovës

osmani:-mcc-ja-po-luan-rol-transformues,-duke-sjelle-perfitime-per-popullin-e-kosoves

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani në Facebook bëri të ditur se ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, dhe përfaqësuesit e qeverisë amerikane.

Derisa theksoi se MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj.

“Bashkë me Presidentët e Liberisë, Malaëit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones ishim sot të ftuar të Kryeshefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane e të shteteve partnere, në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore. MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj”, tha Osmani.

Related posts

Tërmeti Turqi-Siri: Rritet frika për të mbijetuarit

admin

Zgjedhjet lokale në Turqi, vazhdon numërimi i votave derisa diferenca mbetet e ngushtë

rezart morina

Sveçla tregon si u rrëmbyen policët në veri

admin