RTV AHIRETI
ArtLajmeRajon dhe Botë

“Origjina e numrave: Ekspozita frymëzuese e Urim Berishës në Xhaminë Glarus” në Zvicër

“origjina-e-numrave:-ekspozita-frymezuese-e-urim-berishes-ne-xhamine-glarus”-ne-zvicer

Ekspozita “Origjina e numrave” e artistit të njohur kosovar Urim Berisha, e hapur më 7 shtator 2024, në xhaminë në Glarus, ishte një ngjarje unike dhe frymëzuese.

Fakti që kjo ekspozitë u organizua për herë të parë në këtë xhami, e bëri këtë rast edhe më kuptimplotë për xhematin e xhamisë dhe komunitetin e gjerë.
Arti i Berishës paraqiti një përvojë të thellë, duke përzier filozofinë islame me simbolikën e numrave, duke i dhënë kuptimit të tyre një dimension të ri shpirtëror dhe estetik.

Të pranishmit, duke përfshirë figura të shquara konsullore, biznesmenë dhe entuziastë të artit, vlerësuan punën e artistit dhe mesazhin që përcolli ekspozita.

Vizitorët sugjeruan që kjo ekspozitë të mbahet edhe në xhami të tjera anembanë Zvicrës për të sjellë më shumë njerëz nga komunitete të ndryshme më afër filozofisë, artit dhe kulturës islame.

Komuniteti i uron Urimit suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij artistik dhe pret më shumë kontribute të këtij lloji, thuhet ndër të tjera në njoftimin për ngjarjen nga imami i xhamisë Hoxhë Halil Avdulli. /mesazhi

Related posts

Inxhinieri saudit lirohet nga burgu i Guantanamos pas 21 vitesh

rezart morina

BE-ja miraton hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen

admin

Gjysma e Gazës rrafsh me tokë

admin