RTV AHIRETI
Lajme

Lajçak paralajmëron një vizitë edhe në Serbi

lajcak-paralajmeron-nje-vizite-edhe-ne-serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë disa detaje për takimin që pati në Kosovë javën e kaluar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Lajçak përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

“Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Më pas do të shkoj në Serbi  në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak.
Ndryshe, javën e kaluar Lajçak zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Në këtë takim diskutimet u përqendruan në tri tema kryesore: dakordimin dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës kryesore të Mitrovicës mbi lumin Ibër dhe rruga përpara me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit. /Telegrafi/

The post Lajçak paralajmëron një vizitë edhe në Serbi first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

admin

Turqia në këmbë, solidarizim mbarëpopullor për të ndihmuar të prekurit – VIDEO

rezart morina

“Mes SHBA-së dhe Izraelit u nënshkrua një marrëveshje e madhe armësh”

admin