RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Mes SHBA-së dhe Izraelit u nënshkrua një marrëveshje e madhe armësh”

“mes-shba-se-dhe-izraelit-u-nenshkrua-nje-marreveshje-e-madhe-armesh”

Media izraelite ka njoftuar se SHBA-ja dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe armësh e cila përfshin furnizimin e Tel Avivit me shumë avionë F-35 dhe F15 AI si dhe helikopterë ushtarakë Apache, transmeton Anadolu.

Kanali televiziv izraelit Channel 12, ka raportuar se ka siguruar qëndrimet e zyrtarëve izraelitë nga Ministria izraelite e Mbrojtjes të cilët ishin të përfshirë në marrëveshjen e kryer me Washingtonin.

“Një marrëveshje dramatike armësh u nënshkrua mes SHBA-së dhe Izraelit gjatë luftës që vazhdon në Rripin e Gazës. Brenda disa ditëve të ardhshme, do të sigurohen tre flota (skuadrilje) të reja dhe mijëra municione të cilat do të dislokohen për ushtrinë izraelite”, sipas zyrtarëve izraelitë.

Sipas zyrtarëve emrat e të cilëve nuk identifikohen, thuhet se marrëveshja përfshin sigurimin e shumë avionëve F-35 dhe F15 AI si dhe të helikopterëve ushtarakë Apache, për ushtrinë izraelite.

Zyrtarët thanë se marrëveshja e nënshkruar në një kohë kur lufta në Gaza dhe konfliktet me Hezbollahun libanez në veri vazhdojnë, është “jashtëzakonisht e madhe”.

Related posts

Erdoğan: Eksportet e Turqisë arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022

admin

Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për ta forcuar kufirin me Rusinë

Muhamet Ramadani

Kenia, rritet në 109 numri i njerëzve që vdiqën nga uria “për të takuar Profetin Isa (Jezusin)”

Muhamet Ramadani