RTV AHIRETI
Lajme

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç

hyn-ne-fuqi-ligji-i-ri-per-policine-ne-shqiperi,-kush-ka-30-vite-pune-mbyll-karrieren-55-vjec

Ditën e sotme pritet botimi në fletoren zyrtare i ligjit të ri për Policinë e Shtetit.

Ky ligj parashikon që efektivët të cilët kanë kryer 30 vite shërbim në Policinë e Shtetit, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55-vjeçare.

Pas mbylljes së karrierës, ata do të përfitojnë 70 për qind të pagës deri në daljen përfundimtare në pension.

Gjithashtu parashikohet që për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet, masa e trajtimit rritet me 1 për qind të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj.

Ligji i ri i Policisë synon rifreskimin e trupës policore dhe kostot pritet të përballohen nga buxheti i shtetit.

Po ashtu ditën e sotme nis aplikimi për të gjitha ata që duan të garojnë për drejtues qarku apo drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

The post Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë në Shqipëri, kush ka 30 vite punë mbyll karrierën 55 vjeç first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Këshilli Grevist sot mban konferencë të jashtëzakonshme

admin

Serbët dalin me një kërkesë të re

rezart morina

Numri i të vdekurve nga tërmeti Turqi-Siri kalon 24.000, zhvillime tjera..

admin