RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stafi dhe autokolona e OKB-së ndalohen e më pas lirohen nga fo’rcat iz’raelite në Ga’za

stafi-dhe-autokolona-e-okb-se-ndalohen-e-me-pas-lirohen-nga-fo’rcat-iz’raelite-ne-ga’za

Kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se forcat izraelite ndaluan dje një autokolonë të OKB-së në Gazën veriore dhe u mbajtën për disa orë, transmeton Anadolu.

“Autokolona u ndalua nën kërcënimin e armëve menjëherë pas pikës së kontrollit Wadi Gaza me kërcënime për të arrestuar stafin e OKB-së. Dëme të rënda u shkaktuan nga buldozerët në automjetet e blinduara të OKB-së. I gjithë stafi dhe kolona tani janë liruar dhe po kthehen në mënyrë të sigurt në bazën e OKB-së”, tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini në X.

Ai tha se ushtria izraelite ndaloi karvanin e OKB-së për më shumë se tetë orë, pavarësisht “koordinimit të detajuar paraprak”. Kolona kishte staf vendas dhe ndërkombëtar që udhëtonte për të zhvilluar një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit për fëmijët në qytetin e Gazës dhe në pjesën veriore të enklavës.

“Nuk jemi në gjendje të konfirmojmë nëse fushata e poliomielitit do të zhvillohet nesër (të martën) në veri të Gazës. Ky incident është i fundit në një seri shkeljesh kundër stafit të OKB-së, përfshirë të shtënat në autokolona dhe arrestimet nga Forcat e Armatosura izraelite në pikat e kontrollit, pavarësisht njoftimit paraprak”, tha Lazzarini.

Ai theksoi se stafi i OKB-së kudo në botë, përfshirë edhe në Gaza, duhet të lejohet të kryejë detyrat e tij në siguri dhe të mbrohet në çdo kohë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, në luftën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 41.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe janë plagosur rreth 94.800 të tjerë.

Bllokada e vazhdueshme e enklavës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha. Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Related posts

Hagë, Haxhi Shala del sot para Dhomave të Specializuara

admin

‘Vdekje për shqiptarët”, grafite antishqiptare në fshatin Vaksincë të komunës së Likovës

rezart morina

Numri i të vdekurve rritet në 3,452 pas tërmetit shkatërrues

rezart morina