RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

Mali i Zi në rrugë më të shpejtë të anëtarësimit në BE, Serbia mbetet mbrapa

mali-i-zi-ne-rruge-me-te-shpejte-te-anetaresimit-ne-be,-serbia-mbetet-mbrapa

Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të konsiderohen si vende udhëheqëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por, në rrethanat ekzistuese, vetëm Mali i Zi mund të shpresojë për anëtarësim të plotë deri në fund të kësaj dekade.

Ky vend ka marrë Raport pozitiv të Vlerësimit të Standardeve nga BE-ja, ndërsa Serbia vazhdon të mos u bashkohet sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nga perspektiva e Brukselit, kjo bën që Mali i Zi të shihet si anëtar i parë i ardhshëm i BE-së.

Mali i Zi i ka hapur negociatat për anëtarësim në qershor të vitit 2012, ndërsa Serbia në janar të vitit 2014.

Fazat ku këto dy vende janë tani në procesin e anëtarësimit, janë thelbësisht të ndryshme.

Deri më tani, Serbia ka hapur 22 nga gjithsej 35 kapituj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ata 22, ajo i ka mbyllur përkohësisht 2.

Negociatat mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e tre vjet, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

Mali i Zi, në anën tjetër, i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh stagnimi, ky vend i ka rinisur negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre, shkruan Radio Evropa e Lire

Serbia dhe Mali i Zi, jo zyrtarisht, janë trajtuar në grup, përkatësisht si dy vendet më të avancuara në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Me narrativin e Brukselit, ato janë quajtur “lidere” në procesin e anëtarësimit.

Por, pasi Mali i Zi ka rinisur procesin e negociatave në qershor, ndërsa Serbia nuk tregon shenja se do të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe në këtë mënyrë t’i “shkrijë” negociatat, e ashtuquajtura “ndarje” mes tyre ndodh natyrshëm. Dhe, aktualisht, ka vetëm një lider drejt anëtarësimit në BE dhe ai është Mali i Zi.

Related posts

UNICEF: Të paktën 300 fëmijë raportohet se janë vrarë në Gaza gjatë 300 ditëve të fundit

Irfan Jahiu

Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda

admin

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

admin